Emocionuese, Aziz Salihu me humoristin e ndjerë dhe Mulliqin!

Boksi

Emocionuese, Aziz Salihu me humoristin e ndjerë dhe Mulliqin!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2019 Në ora: 14:31
Leci, Aziz Salihu dhe Haqif Mulliqi

Foto emocionuese por sa një mijë fjalë! Emrat e mëdhenj të sportit e të aktrimit në një foto të përbashkët, në një ndejë të bukur para shumë viteve.

Në mes Aziz Salihu, ish boksieri i mirënjohur, aktualisht kryetar i klubit boksit Prishtina dhe fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa majtas është humoristi i madh, i ndjeri Ibrahim Krajkova – Leci dhe djathtas Haqif Mulliqi, ish hendbollist dhe regjisor/dramaturg, si dhe gazetar i mirënjohur.

Salihu mburret me të arriturat e tij, po ashtu edhe me të ndjerin Leci që me humorin e tij bëri shumë për Kosovën dhe me Mulliqin.

"FB ma e solli në mendje këtë foto-kujtim me dy miqtë e mi shumë të dashur: humoristin me namë, Ibrahim Krajkova LECI dhe kampionin e madh të boksit, Aziz Salihu, këtu e 26-7 e sa vjet më parë, diku në periferi të Prishtinës... Dhe, sikundër e thonë: në fund mbesin vetëm kujtimet dhe ndonjë fotografi si kjo e cila zgjon nostalgji. 
U prehësh në paqe Ibrahim Krajkova!!!", ka shkruar Mulliqi para disa ditëve në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat