McGregor e mbështet shokun e tij që e gjakosi kundërshtarin në UFC

Boksi

McGregor e mbështet shokun e tij që e gjakosi kundërshtarin në UFC

Më: 8 prill 2019 Në ora: 12:09
Conor McGregor

Conor McGregor ka qenë tejet i zënë në këto ditë.

Conor McGregor ka bërë të ditur se ai ishte përgatitur për një meç që do të mbahej në UFC.

Boksieri irlandez ka anuluar  udhëtimin në Amerikë për të ndjekur nga afër duelin e parë të mikut të tij Artem Lobov në Bare Knuckle FC 5, zhvilluar në Missisipi.

“Çfarë kafshe që je! Jam krenar për ty. Një duel i jashtëzakonshëm. Paulie është bërë i urtë pas këtij suksesi. Ne duam një kontratë të re për Lobov pas këtij dueli. E ka merituar këtë gjë. Ishte një spektakël i madh. Urime edhe Jason për paraqitjen tënde. Respekt për të dy”, shkruan Conor McGregor në Twitter.

Përmes këtij postimi, McGregor thumbon edhe Paulie Malignaggi, që qëlloi me shpullë Lobov pak ditë më parë.

Kjo solli edhe reagimin e irlandezit, që publikoi foto e video nga stërvitja që ai bënte me Paulie dy vite më parë, ku e mundte në ring.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat