Miller dështon në testet e drogës, Wilder nuk kursen kritikat për të - Bota Sot
Miller dështon në testet e drogës, Wilder nuk kursen kritikat për të

Boksi

Miller dështon në testet e drogës, Wilder nuk kursen kritikat për të

Më: 18 prill 2019 Në ora: 23:36
Deontay Wilder nuk ka kursyer kritikat për kolegun e tij, Jarrell Miller

Deontay Wilder nuk ka kursyer kritikat për kolegun e tij, Jarrell Miller, i cili së fundmi ka dështuar në testet e drogës.

Dueli mes Anthony Joshua dhe Jarrell Miller, i cili ishte planifikuar të zhvillohej më 1 qershor, nuk do të zhvillohet, pasi boksierit i është konfiskuar licenca.

Pasi doli pozitiv në testet për disa substanca të ndaluara që kishte përdorur sa garonte në kik boks, Wilder ka kritikuar ashpër bashkëkombësin e tij.

“Jam i dëshpëruar pasi ai la poshtë familjen e tij, ai i la poshtë edhe fëmijët e tij” ka thënë Wilder.

“Ai foli shumë rreth mënyrës së si ka jetuar duke shtuar ujë tek qumështi, sikur shumë të tjerë që kaluan në këto gjëra” ka thënë tutje ai.

“Por, kur të jepet mundësia, ti duhet ta shfrytëzosh, kurse gjërat që të bëjnë dëm, nuk duhet t’i bësh” ka thënë tutje boksieri amerikan.

“Humbje, fitore apo barazim, ai do të fitonte paratë e tij dhe do të ndryshonte jetën e tij. Askush nuk priste që ai ta mposhte Joshuan gjithsesi” ka shtuar ‘bomberi i bronztë’.

AJ tashmë është duke shikuar për kundërshtarin e radhës, për debutimin e tij në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jorkut.

Në anën tjetër, Miller ka bërë të ditur se do ta dërgoj në apel vendimin që është marrë, duke insistuar se ai nuk ka bërë kurrë gjërat për të cilat është dënuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...