Wilder ia propozon Joshuas kundërshtarin e radhës

Boksi

Wilder ia propozon Joshuas kundërshtarin e radhës

Më: 19 prill 2019 Në ora: 00:22
Anthony Joshua

Boksieri amerikan, Deontay Wilder, ia ka propozuar Anthony Joshuas kundërshtarin e radhës, pas anulimit të duelit me Jarrell Miller.

Wilder ka përmendur Luis Ortiz si kundërshtarin perfekt për të zëvendësuar Miller, në kontestuesin e titullit të AJ.

Jarrell Miller ka dështuar në testet e drogës, duke humbur kështu licencën e tij për të boksuar dhe Joshua duhet të gjej një tjetër sfidues.

Për duelin që do të zhvillohet më 1 qershor, e që do të jetë debutimi i AJ në ringun amerikan, Ortiz mund të jetë kundërshtari, sipas Wilder, por edhe promotori i Joshua, Eddie Hearn e ka përmendur më parë boksierin.

“Nga të gjithë boksierët, Luis Ortiz do të ishte njeriu që do të ishte i gatshëm. Ortiz gjithmonë stërvitet” ka thënë Wilder për ‘Metro’.

“Pas duelit me mua, ai vazhdoi të stërvitej. Ai vazhdoi të bënte diçka, ai priste për thirrjet” ka thënë tutje ‘bomberi i bronztë’.

Në duelin e 1 qershorit, tre tituj do të jenë në garë, me 30 milionë për Joshuan dhe 5 milionë për Miller (zëvendësuesin).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat