Turku provokon shqiptarin e Kosovës, por...

Boksi

Turku provokon shqiptarin e Kosovës, por...

Më: 19 prill 2019 Në ora: 14:20
Gjergjaj

Arnold Gjergjaj sonte në Stamboll do të zhvillojë meçin për titullin në EBU Exterrnal në kategorinë e rëndë në boksin profesionist.

Kundërshtari i tij është boksieri turk Umut Camkiran, kurse Gjergjaj për këtë titull lufton për herë të tretë, meqë e kishte fituar atë më 2014 dhe e kishte mbrojtur një herë, një vit më pas.

Në peshimet zyrtare, boksieri nga Gjakova peshoi 105.6 kg, kurse kundërshtari i tij 114,1kg, mirëpo, përveç peshës më të ulët, Gjergjaj e ka edhe përparësinë e të qenit me i gjatë se kundërshtari, raporton Insporti. 

Sidoqoftë, peshimet nuk kaluan pa tensione, madje ishte bokseri turk që tentoi të provokojë Gjergjajn, i cili u soll si një profesionist i madh dhe qëndroi gjakftohte, kurse sonte ne ring, pritet të tregojë shkathtësitë e tij luftarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat