Miller dështon edhe në testin e dytë ‘anti – drogë’

Boksi

Miller dështon edhe në testin e dytë ‘anti – drogë’

Më: 19 prill 2019 Në ora: 23:41
Jarrell Miller

Jarrell Miller ka dështuar edhe në një tjetër test të drogës, para duelit me Anthony Joshua.

Dje është raportuar se dueli mes Miller dhe Joshua nuk do të zhvillohet, pasi boksieri amerikan doli pozitiv në testet e drogës.

Miller insistoi se nuk kishte bërë kurrë gjërat për të cilat iu morr licenca e boksit, por ai ka dështuar edhe në testin e tij të dytë, raporton ‘ESPN’.

Disa burime të Don Rafael kanë bërë të ditur se boksieri amerikan ka dështuar në testin HGH (për rritjen e hormoneve) gjatë një testi rutinë nga VADA.

“Jam i zhgënjyer kur dëgjoj lajmet për revokimin e licencës sime të boksit në Nju Jork. Unë do ta dërgoj në apel këtë vendim” ishin fjalët e Miller.

“Unë kurrë nuk kam përdorur ndonjë substancë të ndaluar dhe kur pash këto lajme, isha i shokuar” ka shtuar tutje amerikani.

Gjithsesi, Joshua dhe promotori i tij tashmë janë vënë në kërkim të një kundërshtari tjetër për duelin e 1 qershorit.

Luis Ortiz është një nga kandidatët favorit për ta sfiduar kampionin britanik, në ‘Madison Square Garden’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat