Humbje tjetër e hidhur për boksierin shqiptar, Arnold Gjergjaj. Në meçin për titullin kampion evrope për shtet jashtë BE-së në versionin EBU të kategorisë së rëndë, boksieri nga Gjakova u mposht nga turku Umut Camkiran.
34-vjeçari shqiptar e humbi luftën me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve të meçit të zhvilluar në Stamboll, të premten mbrëma.
Vendimi i gjyqtarëve ishte: 115: 113, 115: 113 dhe 118:110 në favor të Camkiran.
Siç raporton gazeta zvicerane Blick.ch, ndonëse meçi u zhvillua në Stamboll – shtëpinë e boksierit Camkiran – nuk mund të akuzohen gjyqtarët për favorizimin e 30-vjeçarit turk.
Edhe pse Gjergjaj fitoi dukshëm raundin e parë, në vazhdim ai nuk arriti ta kontrollonte meçin ashtu siç do kishte dashur.