Përfundon Gashi vs Chisora – pamjet dhe raporti i plotë

Boksi

Përfundon Gashi vs Chisora – pamjet dhe raporti i plotë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 23:00
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Dueli i shumë përfolur midis Dereck Chisoras dhe Senad Gashit, që po zhvillohet në Londër tashmë ka hyrë në fazën e tij përfundimtare.

Siç kishte raportuar media, Chisora në këtë meç hyri për 18kg më i rëndë në peshimet zyrtare dhe kjo përparësi pritej të reflektohej në fuqinë e goditjeve të tij.

Madje, kjo ka qenë një nga arsyet pse Gashit i jepeshin shumë pak gjasa nga bastoret dhe analistët, kështu që në rundet e para Gashi tentonte të mbante nën kontroll meçin, të mos pësonte goditje që do ta rrëzonte atë.

Mirpëo, qysh në fillim të rundit të dytë Chisora dy herë furishëm e goditi kundërshtarin, duke imponuar prezencën e tij në ring që nga fillimi, edhe pse Gashi ishte më i mirë në këtë rund meqë pati disa godtije precize në trup të kundërshtarit, raporton Insprorti.

Chisora e kishte nën kontroll luftën edhe në rundin e tretë, në fund të së cilit Gashi langoi disa goditje në një këmbim të shpejtë të grushteve me kundërshtarin, por nuk i la pasoja gjigantit britanik.

Rundet 4 dhe 5 pak a shumë i njëjti tregim dhe tashmë dihej se Gashit do ti duhej ti fitonte të gjitha rundet në vazhdim, ose të rrëzonte kundërshtarin, për të pasur gjasë për fitore.

Pas rundit të tetë u bë fare evidente që Gashi nuk kishte gjasa për fitore meqë edhe një nokaut befasues dukej i pamundur për Gashin, i cili puros disa tentimeve që “vjedhurazi” ta godasë kundërshtarin në trup, nuk tregoi asgjë përballë britanikut të famshëm dhe favoritit të madh të duelit.

Publiku në Londër dhe komentatorët mbeten të zhgënjyer me shfaqjen e Chisoras, kurse për Gashin qëllimi i vetëm në fund të meçit ishte që të mbijetojë deri në fund të rundit të dhjetë.

Për Gashin kjo është humbja e tretë me radhë në meçet e profilit të lartë, pas diskualifikimit në duel me Tom Schwarzin dhe humbjen me KO nga Carlos Takam, kështu që Gashi e ka të vështirë të kërkojë edhe një shans për titull ose ndonjë meç tjetër të këtij niveli.

Në anën tjetër, media shkruan se Chisora pas nokautit që e pësoi nga Whyte, vazhdon të jetë larg listës së ngushtë për titull, por tregoi edhe një herë se mbetet boksier i rangut elit, i cili do të përdoret edhe një kohë të gjatë në mbrëmjet e boksit nga Eddie Hearn dhe David Haye.

Chisora dhe Gashi dalin në ring – këtu e ndiqni sfidën live

Dereck Chisora, njeriu që përgjatë karrierës së tij ka sfiduar David Hayein, Vitali Klitschkon dhe Daontay Wilderin, nëse dëshiron të kthehet në rrethin e ngushtë të sfiduesve për ndonjë titull, duhet të shënojë fitore ndaj Senad Gashit.

Pejani Gashi në anën tjetër, pasi humbi nga Tom Schwarz dhe Carlos Takam, sonte e ka shansin e fundit për të treguar se është boksier i klasit të parë në nivel botëror.

Dueli midis këtyre dy boksierëve do të fillojë së shpejti, madje ata tashmë kanë dalë në ring dhe pjesa protokollare e prezantimit është në përfundim e sipër.

Media ju sjell edhe linkun për ta para këtë meç live, që organizohet nga Eddie Hearn dhe David Haye dhe transmetohet në shumë vende të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat