Overeem e përfundoi takimin që në rundin e parë me Oleinik

Boksi

Overeem e përfundoi takimin që në rundin e parë me Oleinik

Më: 21 prill 2019 Në ora: 00:11
Alistair Overeem

Alistair Overeem e nisi duelin e shumë pritur dhe shumë përfolur duke u mbrojtur mirë dhe duke lansuar goditje prezize ndaj rusit Oleinik.

Më pas ai vazhdoi ta zotëroj meçin duke lënë jashtë rusin.

Loja e mirë e tij bëri që ta përfundoi duelin ndaj Oleinik pas 4 minutave e 45 sekondave të rundit të parë.

“Ai është shumë i fortë”, tha Overeem, duke shtuar se Oleinik “është veteran për këtë sport, ai është shoku im, nuk desha të luftoja kundër tij. Unë do të rikthehem shumë shpejt”.

Overeem vazhdoi me luftën e tij ndaj Oleinik duke e goditur atë në trup dhe kokë, duke e dërrmuar.

Overeem, paraprakisht ka qenë i përgatitur për një dyluftim me Alexander Volkov, por ai u përjashtua për shkak të një shkelje të raportuar të drogës.

Oleinikut për fund i erdhi keq që përfundoi kaq herët kjo.

“Unë mendoj se kam bërë mjaft mirë duke pasur parasysh se unë kisha vetëm 18 ditë përgatitjesh,” tha ai. “Më vjen keq që ju zhgënjeva sot. Shpresoj që herën tjetër do të jetë më mirë “, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat