Crawford mbron titullin, mposht Khan me “KO teknik” në raundin e 6-të

Boksi

Crawford mbron titullin, mposht Khan me “KO teknik” në raundin e 6-të

Më: 21 prill 2019 Në ora: 09:29
Terence Crawford, Amir Khan.

Boksieri amerikan Terence Crawford ka mbrojtur titullin kampion bote në peshën “welter” (pesha 64-69kg), pas fitores me “KO teknik” në raundin e gjashtë ndaj britanikut Amir Khan.

Dueli i zhvilluar në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut u dominua dhe fitua me meritë nga Crafowrd, ende i pamposhtur në ring (35 fitore e asnjë humbje).

Një goditje e fortë në trup, nën rrip, duket se çorientoi Khan, që nuk ishte më në gjendje të duelojë. Ndërkohë që, më herët, britaniku kishtë pësuar edhe një dëmtim në krah. “Nuk jam nga ata që heq dorë, por nuk mund të vazhdoja më duelin. Mora një goditje në stomak dhe ishte e pamundur të dueloja”, tha Amir Khan, 33 fitore e 5 humbje në karrierë.

Gjyqtari ndali sfidën në raundin e gjashtë dhe i dha titullin Crawford, që qëndroi kampion bote dhe i pamposhtur. “Tani e kuptoj se përse Terence është një nga më të mirët në botë. Ishte shumë i shkathët në ring, lëvizte mirë dhe kishte aftësi të jashtëzakonshme”, tha Khan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat