Boksieri i njohur tallet me Gashin që u mposht nga Chisora

Boksi

Boksieri i njohur tallet me Gashin që u mposht nga Chisora

Më: 21 prill 2019 Në ora: 12:28
Boksieri i njohur tallet me Senad Gashin që u mposht nga Chisora

Senad Gashin kanë filluar ta ‘sulmojnë’ në rrjete sociale.Boksieri shqiptar nga Peja, mbrëmë në ‘O2 Arena’ të Londrës u mposht nga britaniku Dereck Chisora me vendim unanim të gjyqtarëve, raporton Insporti. Gashi pësoi humbje në ditëlindjen e 29-të të tij, kështu duke e pësuar disfatën e tretë me radhë.Dy meçet e kaluara, Gashi i humbi ndaj boksierit gjerman Tom Schwarz dhe nga kamerunasi Carlos Takam me KO.
Meçi në përgjithësi u cilësua si zhgënjyes nga komentues dhe analistë, por në veçanti si jo e denjë u vlerësua paraqitja e boksierit shqiptar, që nuk është se tregoi shumë në këtë duel.Madje, boksieri irlandez Carl Frampton është tallur me nivelin e cilësisë se këtij dueli, duke lënë të kuptohet se Gashi tregoi paraqitje të dobët.“Chisora vs Gashi ishte [meç] më i keq se unë ndaj Quigg”, ka shkruar Frampton, ish-kampion i botës në peshën super-bantamweight në WBA dhe IBF.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat