Lajmërohet Erzen Rrustemi, flet për meçin e ardhshëm dhe Senad Gashin

Boksi

Lajmërohet Erzen Rrustemi, flet për meçin e ardhshëm dhe Senad Gashin

Më: 21 prill 2019 Në ora: 21:22
Erzen Rrustemi

Boksier shqiptar i kategorisë së rëndë, i cili ushtron në Zvicër, Erzen Rrustemi, në një paraqitje në facebook ka folur për zhvillimet pas anulimit të meçit të paraparë para disa muajve dhe planet e tij për të ardhmen.

Rrushemi ishte paraparë të boksojë në Zagreb në dhjetor të vitit të kaluar me argjentinasin Ramirez, mirëpo, ky meç dy herë është shtyrë, kurse Rrustemi pohoi se fillimisht ka pasur një lëndim dhe më pas edhe probleme me rehabilitimin për shkak të mbipeshës.

Ky boksier pohoi se është duke kërkuar një kundërshtar të ri dhe dikë të njohur, në mënyrë që me një fitore të mund të ngritet sa më shumë në rang lista.

Madje, kur foli për emra tregoi se preferon Dereck Chisoran dhe duelin me britanikun e famshëm që në fundjavë mundi Senad Gashin me vendim të gjyqtarëve, pas 10 rundeve, siç kishte raportuan Insporti paraprakisht.

Rreth paraqitjes së Senad Gashit, Rrustemi pohoi se “secili boksier e ka stilin dhe mënyrën e vet se si i qaset meçit dhe nëse Senadi e ka parë të arsyeshme që ti shmanget luftës së hapur, ai i di arsyet”, duke shtuar se “parimisht nuk gëzohet asnjëherë kur ndonjë shqiptar humb dhe kam dëshirë të shoh sportistët tanë të jenë sa më të suksesshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat