“Nuk frikësohem nga Anthony Joshua, por preferoj të ndeshem me Chisoran” - Bota Sot
“Nuk frikësohem nga Anthony Joshua, por preferoj të ndeshem me Chisoran”

Boksi

“Nuk frikësohem nga Anthony Joshua, por preferoj të ndeshem me Chisoran”

Më: 22 prill 2019 Në ora: 17:53
Boksierët

Erzen Rrustemi është njëri prej boksierëve më të suksesshëm nga Kosova.

Boksieri me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit në kategorinë e peshave të rënda, ka zhvilluar 13 përballje, 13 prej të cilave i ka fituar.

Ndërkaq, në fund të vitit të kaluar, boksieri kosovar ishte në linjë për t’u përballur me argjentinasin Ramirez, por kjo përballje nuk u zhvillua shkaku i gjendjes fizike të Rrustemit.

Tani, përmes një paraqitje ‘live’ në Facebook, Erzen Rrustemi ka folur edhe për kundërshtarin e tij të mundshëm, duke e përmendur edhe boksierin britanik, Anthony Joshua.

“Normalisht, unë mundohem të matem me më të mirët, nuk më intereson se kush është dhe për kë bëhet fjalë, madje as për Anthony Joshua”, u shpreh Erzen Rrustemi.

“Për momentin do të më kishte interesuar Chisora, por ka edhe emra të tjerë, por që nuk do të jetë e lehtë duke u bazuar në të ardhurat që sjellin këto përballje”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...