Haxhi Krasniqi “godet” kundërshtarin para meçit të 11 majit

Boksi

Haxhi Krasniqi “godet” kundërshtarin para meçit të 11 majit

Më: 24 prill 2019 Në ora: 16:20
Haxhi Krasniqi me kundërshtarin

Haxhi Krasniqi e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, në të cilën e ka paralajmëruar kundërshtarin e tij, Stefan Härtel se do ta mposhtë në meçin e 11 majit

Haxhi Krasniqi është optimist se do të dalë mirë nga dueli i 11 majit, kur do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit evropian, shkruan Express.

Boksieri e ka mbajtur të mërkurën një konferencë për shtyp së bashku me kundërshtarin e tij të ardhshëm, Stefan Härtel, të cilin e ka ngacmuar, duke i thënë se shpreson që këtë radhë të mos tërhiqet pak ditë para meçit, siç kishte bërë vitin e kaluar, kur boksierit junikas i ishte dashur ta gjente menjëherë një kundërshtar të ri për të mos i shkuar huç përgatitjet disa mujore.

“Boksi është për t’u fituar. Shpresoj që kundërshtari do të garojë dhe e kam vetëm një kërkesë që kundërshtari rezervë të jetë gati. Nëse kundërshtari aktual ‘sëmuret’ përsëri, së paku përgatitjet e mëdha dhe të mundimshme që i kam bërë të mos më shkojnë huç. Unë kam vetëm kujtime të mira nga luftërat e mia këtu në Magreburg. Kjo është shtëpia ime e dytë. Janë krijuar të gjitha kushtet për fitoren time të radhës”, ka thënë Krasniqi në konferencë për shtyp.

Ai është duke ushtruar qe disa muaj dhe është plotësisht i gatshëm, qysh tash, për meçin që do të zhvillohet në Gjermani.

Krasniqi përmes këtij meçi synon t’i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit botëror, një ëndërr e tij e kamotshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat