Markut iu ndërrua kundërshtari - Bota Sot
Markut iu ndërrua kundërshtari

Boksi

Markut iu ndërrua kundërshtari

Më: 27 prill 2019 Në ora: 16:41
Markut iu ndërrua kundërshtari

Florian Marku sot zhvillon meçin e tij të tretë në boksin profesionist, pasi ka bërë një karrierë impresive në kik boks dhe ka zhvilluar edhe disa luftëra në MMA.

Marku, sonte në Angli do të boksojë kundër Jan Marsalekut nga Republika Çeke, i cili ka tri duele si profesionist dhe tri fitore.

Menaxheri i Markut dhe organizatori i këtij meçi Steve Goodwin ka pohuar se Markut i është ndërruar kundërshtari dhe ai fillimisht ishte paraparë të boksonte me dike tjetër, bën të ditur Insporti.

“Floriani ka dy meçe dhe dy fitore me nokaut dhe njerëzit tashmë kanë filluar të dëgjojnë për të. Ai ishte paraparë të boksojë me dikë tjetër, por ku kundërshtari i parë u tërhoq, nuk gjenim asnjë kundërshtar për të. Edhe pse ka pak meçe me Florianin nuk dëshiron të përballet askush. Kërkuam kundërshtar gjithandej dhe vetëm një emër u paraqit – Jan Marsalek nga Republika Çeke i cili është boksier shumë i mirë dhe nivel shumë më i lartë se që ne prisnim për Markun. Mirëpo, Floriani reagoi shumë mirë, edhe pse i ka vetëm nj javë ta mësojë kundërshtarin e ri, nuk iki nga sfida, por e pranoi atë” nga deklarata e Goodwinit.

Marku si profesionit në boks ka shënuar fitore ndaj serbit Nikola Janiqijeviq dhe sllovakut Ivan Godor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...