Marku fiton me nokaut, shikoni pamjet

Boksi

Marku fiton me nokaut, shikoni pamjet

Më: 28 prill 2019 Në ora: 00:10
Florian Marku

Florian Marku ka fituar me nokaut në meçin ndaj çekut Jan Marsalek. Ishte ky meçi i tij i tretë në boksin profesionist dhe ka po aq fitore.

Marku e nisi shumë mirë luftën dhe brenda pak sekondash rivali i tij u gjend në nokdaun, ndërsa brenda rundit të parë edhe në nokaut.

Insporti paraprakisht kishte raportuar se Markut i ishte ndërruar rivali dhe për boksierin çek ishte njoftuar vetëm një javë para meçit.

Sidoqoftë, boksieri shqiptar dëshmoi edhe njëherë se mund të arrijë shumë, ndërsa duhet theksuar se meçi për disa çaste ishte ndërprerë, pasi dikush nga publiku e hodhi një  shishe në ring.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat