Zyrtare: Konfirmohet kundërshtari i Joshuas për meçin e 1 qershorit

Boksi

Zyrtare: Konfirmohet kundërshtari i Joshuas për meçin e 1 qershorit

Më: 1 maj 2019 Në ora: 16:45
Anthony Joshua

Andy Ruiz Jr është konfirmuar edhe zyrtarisht si kundërshtari i ri i kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë të boksit, Anthony Joshuas, për meçin e 1 qershorit në Madison Square Garden.

Boksieri meksikan do të boksojë në vend të Jarrell Miller, për shkak se ky i fundit doli pozitiv në testet e dopingut, në meçin debutues të britanikut Joshua në SHBA.

Kjo nënkupton se Ruiz do të përpiqet t’ia rrëmbejë Joshuas titujt ËBA, ËBO dhe IBF në arenën e famshme në Manhattan.

Ruiz vjen i freskët nga një fitore e fuqishme ndaj Alexander Dimitrenko, të cilin e nokautoi pas pesë rundeve në fillim të këtij muaji.

Meksikani i ka 32 fitore nga 33 meçe, përshirë 22 me nokaut.

Joshua, ndërkohë, është i pamposhtur pasi i ka fituar të gjitha 22 meçet e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat