Tyson Fury zbulon datat për dy duelet e radhës, ka një pikëpyetje për tifozët

Boksi

Tyson Fury zbulon datat për dy duelet e radhës, ka një pikëpyetje për tifozët

Më: 2 maj 2019 Në ora: 23:50
Tyson Fury

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka zbuluar datat për dy duelet e tij të ardhshme.

Fury ka konfirmuar se ai e di se kur do të jenë dy luftërat e tij të ardhshme, pas duelit me Tom Schwarz.

Britaniku nuk ka zbuluar emrat e dy kundërshtarëve të tij të ardhshëm që do t’i ketë përballë pas duelit të 15 qershor.

30 vjeçari ka bërë të ditur se këtë vit planifikon të ndeshet edhe më 28 shtator, pas duelit me Schwarz.

“Unë do të kem disa javë pushim, pastaj do të kthehem të punojë sepse kam një luftë tjetër më 28 shtator” ka thënë Fury për ‘BT Sport’.

“Unë kam dhënë data dhe kjo do të jetë data e radhës. Për gjashtë muajt e ardhshëm do të jem shumë aktiv. Kam tri data” ka thënë tutje britaniku.

‘Gypsy King’ synonte revanshin me Deontay Wilder për një mundësi që të bëjë të vetin rripin e WBC, por marrëveshja mes gjigantëve nuk u arrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat