Legjenda e boksit, ka një koment interesant për duelin Joshua – Ruiz Jr

Boksi

Legjenda e boksit, ka një koment interesant për duelin Joshua – Ruiz Jr

Më: 4 maj 2019 Në ora: 23:49
Lennox Lewis ka dhënë disa komente rreth duelit të ardhshëm të Anthony Joshua kundër Andy Ruiz JR.

Legjenda britanike e boksit, Lennox Lewis, ka dhënë disa komente rreth duelit të ardhshëm të Anthony Joshua kundër Andy Ruiz JR.

Lewis beson se dueli i 1 qershorit në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jork do të jetë mjaft interesant.

Ish kampioni botëror beson se përkundër mungesës së eksperiencës së Ruiz, ai do të jetë i aftë që t’i hapë telashe kampionit aktual Joshua.

“E di çfarë? Mendoj se do të jetë një duel i mirë” ka thënë fillimisht Lewis.

“Andy ka goditje të rënda. Eksperienca nuk është në favorin e tij, por Joshua kishte nevojë për luftë dhe ai u shfaq” ka thënë tutje britaniku.

“Nuk është ajo që doni, jo ajo që ai donte, por nuk e di se cili ishte plani me ta, kështu që nuk mund ta komentoj” ka thënë tutje ai duke komentuar kundërshtarin e AJ.

Në rast të triumfit më 1 qershor, Ruiz do të bëhej meksikani i parë që shpallet kampion në kategorinë super të rëndë të boksit. Aktualisht ai ka një rekord prej 32-1, nga të cilat 21 i ka fituar me nokaut. Joshua në anën tjetër qëndron në 22-0, me 21 nokaute.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat