Mbrëmë në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit, Saul “Canelo” Alvarez mposhti Daniel Jacobsin për titullin e kampionit të botës në peshat e mesme, përmes një vendimi unanim.
Meksikani dominoi pjesën e parë të meçit, duke bombarduar Jacobsin me grushte mirë të menduara, derisa me lëvizje të shpejta iu shmang goditjeve të kundërshtarit.
Mirëpo, në pjesën e dytë të meçit, Jacobsi mori iniciativën, duke treguar fuqi dhe përqëndrim superior ndaj kundërshtarit.
? @Canelo going full Matrix against Daniel Jacobs by dodging 10 punches in five seconds. Untouchable ?pic.twitter.com/uFDLrKa23I
— GiveMeSport Boxing (@GMSBoxing) May 5, 2019
Por, përpjekjet e vonshme të Jacobsit nuk iu shpaguan, derisa juria vendosi për rezultatin 115-113, 115-113 në favor të Alvarezit.
Ndoshta pika më e fortë e Alvarezit në këtë meç ishin lëvizjet e shpejta, duke iu shmangur grushteve të kundërshtarit në mënyrë të jashtëzakonshme.
Momenti kur u nënvizua shpejtësia brilante e Alvarezit erdhi në rundin e katërt, derisa dy boksierët po luftonin kokë më kokë në qendër të ringut.
Jacobs tentoi jo më pak se 10 grushte brenda pesë sekondave, në kokë dhe trup, por Alvarez – befasisht – arriti t’i shmanget të gjithave.