Detaj interesant për Nurmagomedovin

Boksi

Detaj interesant për Nurmagomedovin

Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:35
Detaj interesant për Nurmagomedovin

Khabib Nurmagomedov nuk do të kthehet në oktagon edhe një kohë për shkak se është i suspenduar, me vendim të zyrtarëve të UFC-së pas meçit me Conor McGregorin.

Nurmagomedov, po ashtu shpesh gjatë karrierës së tij kishte potencuar se asnjëherë nuk do të luftojë gjatë muajit të Ramazanit dhe kjo ka bërë që promotorët as të mos tentojnë ti gjejnë kundërshtarë për ndonjë përballje të shpejtë.Sidoqoftë, suspendimi I kalon në korrik dhe mediat kanë raportuar se data e tij e preferuar për tu kthyer në kafaz është 7 shtatori.

Rreth asaj se kush mund të jetë kundërshtar, duke qenë kampion në kategorinë e vet, Nurmagomedov duhet të lëvizë me peshë trupore dhe të zhvillojë duel me Dustin Poirier.

Një duel i Nurmagomedovit paralajmërohet për dhjetor dhe një tjetër për prill 2020.Po ashtu është folur për një kthim të mundshëm nga pensionimi për George St Prierre dhe një përballje të tij me Khabibin, mirëpo, deri më tani këto janë vetëm spkulime.Në 27 duelet e tij në MMA, Nurmagomedov ka 27 fitore dhe vlerësohet si luftëtari më I frikshëm I gjeneratës së tij në kafaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat