Dillian Whyte pranon sfidën me Fury, fituesi duelon për titullin - Bota Sot
Dillian Whyte pranon sfidën me Fury, fituesi duelon për titullin

Boksi

Dillian Whyte pranon sfidën me Fury, fituesi duelon për titullin

Më: 11 maj 2019 Në ora: 16:17
Dillian Whyte

Boksieri britanik Dillian Whyte ka deklaruar se është gati të zhvillojë një duel me patriotin e tij Tyson Fury. Kjo do të jetë një sfidë “eliminatore”, ku më pas fituesi do të duelojë për titullin kampion bote të kategorisë WBC. Kjo ide i ka ardhur WBC-së, që ka urdhëruar dy boksierët që të gjejnë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.

Titulli kampion bote i këtij Divizioni mbahet nga Deontay Wilder, që më herët ka dueluar me Fury, sfidë e cila u mbyll në barazim. “Nëse Fury e dëshiron këtë përballje, atëherë ja ku është ringu dhe le ta zhvillojmë atë. Unë kam kohë që e kam kërkuar këtë sfidë dhe nuk kam aspak frikë nga një boksier si ai”, u shpreh Dillian Whyte, 25 fitore e 1 humbje si profesionist.

Whyte, 31 vjeç, do të duelojë më 20 korrik ndaj kolumbianit Oscar Rivas, ndërsa Tyson Fury do të duelojë më herët, më 15 qershor ndaj Tom Schwarz. “Kam frikë se Fury nuk e përballon dot këtë duel, pasi e di që do të humbasë. Ai po përballet me disa boksierë idiotë, që i mund kollaj dhe nuk e kupton se po humb një shans të madh për të bërë parà”, tha Whyte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...