E pabesueshme çfarë i ndodhi Haxhi Krasniqit! - Bota Sot
E pabesueshme çfarë i ndodhi Haxhi Krasniqit!

Boksi

E pabesueshme çfarë i ndodhi Haxhi Krasniqit!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2019 Në ora: 19:48
Pamje nga dueli

(E plotësuar) - Haxhi Krasniqi nuk ia doli ta mbrojë titullin e kampionit të Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist. Pas 12 rundeve me vendim unanim të gjyqtarëve fiton gjermani Stefan Haertel, që vërtet befasojë me luftën që ka bërë në ring, ndërsa Krasniqi nuk e kishte mbrëmjen e tij.  

Krasniqi u orvat me të gjitha mundësitë, por gjermrani vazhdimisht ka qenë në nivel dhe e kishte studiuar në të gjitha pikat boksierin tonë. Haertel është kampion i ri i Evropës për kategorinë super të mesme.

Kështu e ka sporti, jo gjithmonë shkon mbarë ashtu i ndodhi edhe Krasniqit, që këtë meç nuk i shkoi asgjë dhe gjermani ishte në nivelin më të lartë të mundshëm. Kjo humbje është shumë e rëndë por nuk duhet të dekurajon në asnjë formë boksierin tonë.

Ky është sporti!  me jë fjalë, për shumë kënd ka qenë e pabesueshme humbja e Krasniqit, por gjëra të tilla ndohin në sport, për faktin se jo gjithmonë je në formën maksimale në ring.

Përfundoi edhe rundi i 12-të, janë momente të vështira! Krasniqi sulmojë dukshëm në sekondat e fundit, boksieri ynë përdori tërë fuqinë. Pritet tani vendimi i gjyqtarëve. Krasniqi pothuajse shumicën e kohës ka pasur telashe edhe i rridhte gjakë në syrin e djathtë. 

Rundi i 11-të përfundoi, emocione të mëdha, asgjë nuk dihet ani se Hartel ka një epërsi.

Përfundoi edhe rundi i dhjetë, telashe e telashe për Haxhi Krasniqin nga Haerteli që po mundohet që të befasojë edhe më shumë shqiptarin. Megjithatë Krasniqi me përvojë të madhe pritet që të shpërthen dhe të tregojë veten në momentet e duhura e vendimtare.

Në rundin e nëntë Krasniqi bëri disa goditje shumë të forta në drejtim të kundërshtarit duke i dhënë edhe mundësi që të marr edhe dominimin në rundet e fundit. Përballje fantastike! Krasniqi po ashtu pëson goditje. Luftë e ashpër, paksa Krasniqi ka telashe edhe me hundë, me gjakderdhje.

Në rundin e tetë Krasniqi me të djathtën mirë e goditi Haertelin, por edhe ky i fundit veprojë jashtëzakonisht mirë. Hartel është me një epërsi të vogël dhe po e djersit shumë Krasniqin. Krasniqi po pëson goditje të rrezikshme.

Përfundoi rundi i shtatë dhe Haertel duket se e ka studiuar mirë Krasniqin dhe deri me tash po tregon boks të mirë, është aktiv, duke e vënë në vështirësi boksierin tonë.

Rundi i gjashte, atmosferë drithëruese në Magdeburg, Krasniqi shumë i kujdesshëm, pasi që Hartel po tregohet i papërshtatshëm. Megjithatë Krasniqi po merr iniciativën. 

Rundi i pestë dëgjohen brohoritjet në Magdeburg kënga besa besë, Krasniqi, Krasniqi, duke më i mirë mirë dhe e kontrollon meçin me shumë se rundet e mëparme.

Në rundin e katërt Krasniqi pati disa goditje fantastike ndaj rivalit dhe ngriti në këmbë tifozët.

Image

Përfundoi edhe rundi i tretë, boks mjaft i mirë, Krasniqi po has në vështirësi dhe duket se do ta ketë tepër vështirë.

Krasniqi pati disa momente jo të mira ngase u godit disa herë nga rivali.

Edhe rundi i dytë ka qenë mjaft i mirë por që të dytë boksierët boksuan me mjaft kujdes dhe duke ruajtur forcën për më vonë.

Në rundin e parë luftë shumë e mirë dhe Krasniqi bokson me shumë kujdes ndaj rivalit. Sidomos në sekondat e fundit Krasniqit sulmojë direkt duke i dhënë disa goditje rivalit, por edhe pësoi një goditje të fortë.

Filloi sfida mes Haxhi Krasniqit dhe gjermanit Stefan Haertel.

Të shtunën me 11 Maj me fillim nga ora 22:30 direkt nga Stadthalle të Magdeburgut në Gjermani do të boksojë Robin Krasniqi.

Bokseri nga Istogu do të përballet me Stefan Haertel, derisa meçin mund ta ndiqni në Art Motion.

Për herë të dytë brenda një kohe të shkurtë në duelin e tij të 55-të profesional, Robini do ta mbrojë titullin e kampionit të Evropës në kategorinë super të mesme.

Ndërsa, ata që nuk e kanë mundësinë të jenë para ekraneve, në linkun e mëposhtëm mund ta përcjellin sfidën e rëndësishme për Krasniqin.

Ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

Pak orë para sfidës së frikshme, Haxhi Krasniqi i vendosur...

Boksi është prej sporteve që shumë herë prishë edhe parashikimet e njohësve dhe kur më së paku pritej. Por sonte trimi ynë Haxhi Krasniqi është më i vendosur se kurrë për fitore dhe për të mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në kategorinë super të mesme.

Djaloshi nga Juniku është i përgatitur në çdo aspekt dhe mezi e pret përballjen me gjermanin Stefan Härtel, sfidë që zhvillohet sonte rreth orës 22.35 në Magdeburg të Gjermanisë.
Krasniqi dhe Hartel peshojnë njësoj, nga 75,8 kg, por Krasniqi ka përparësinë sepse ka përvojën por edhe cilësinë. Pa dyshim është sfidë e frikshme për dashamirët më të zjarrtë të këtij sporti, sepse e duan me çdo kusht fitoren e idhujve të tyre. 

Shqiptari nga Kosova  dy herë ka luftuar për titullin e botës dhe dy herë ka humb. Në fakt, Krasniqi do të ketë përkrahjen e madhe të tifozëve në Magdeburg. Krasniqi deri me tash ka zhvilluar 55 meçe, ku deri më tani 49 fitore prej tyre 17 me nokaut gjersa ka pësuar pesë humbje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...