Sylejmani: Nuk do të ndalem

Boksi

Sylejmani: Nuk do të ndalem

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2019 Në ora: 10:17
Sylejmani: Nuk do të ndalem

Në shtetet e jashtme kemi një numër të madh të boksierëve që po e vazhdojnë karrierën me sukses, ndërsa disa prej tyre presin që të shpërthejnë dhe të janë në piedestalin më të lartë. Violant Sylejmani, boksier nga Gjilani, tash e një kohë vazhdon aventurën në Francë. Ai nga boksi amator ka kaluar në atë të profesionist dhe pretendon hap pas hapi që të arrijë në nivelin më të lartë, duke shpresuar se një ditë do të luftojë edhe për titullin e kampionit të botës. 23-vjeçari përgatitet në klubin francez Clermont Ferrand dhe mëton që të jetë gati për sfidën e radhës gjatë këtij muajit. 
“Bota sot”: Tash e një kohe në Francë, cilat janë arsyet?
Violant Sylejmani:
Tash jam duke jetuar në Francë dhe duke ushtruar, ku jam lidhur me një menaxher dhe promotor të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Bota sot”: Çfarë synoni në Francë?
Violant Sylejmani:
Jam duke boksuar në boksin profesionist, ku qëllimet e mia janë për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Planifikojë të shkojë pas 10 ndeshjeve që do t’i zhvillojë në Ballkan. Me datën 18 maj e kam meçin e 2-të në Tiranë dhe ju premtoj fitoren e dytë, që të shkojë aty ku e kam qëllimin, nuk do të ndalem pa i prekur majet e boksit profesionist.

“Bota sot”: Sa është vështirë të kalosh nga amatorizmi në boksin profesionist?
Violant Sylejmani:
Nëse e ke një karrierë të mirë në boksin amator, nuk është e vështirë! Kam bërë 10 vite në boksin amator dhe gjatë gjithë këtyre viteve kam dashur të futem në boksin profesional, ku synoj të luftojë për kampion bote.
“Bota sot”: Cilat janë arsyet që u larguat nga Kosova?
Violant Sylejmani:
Nga Kosova u largova për një jetë të sportit më të mirë edhe pse në Kosovë kam kaluar shumë bukur por nuk kam pasur si të shkoj me lartë me boksin nëse do të isha në Kosovë si gjithë sportistët që kanë mbetur aty, tani për shumë pak kohë i gjithë mundi im po vlerësohet shumë nga njerëzit elitar të boksit.
“Bota sot”: A janë kushtet më të mira për stërvitje në Francë?
Violant Sylejmani:
Kushtet janë 100% më të mira për stërvitje në Francë, unë në sallën ku stërvitem kam 3 ringje të kalibrit botëror dhe të gjitha kushtet tjera që nevojiten për 1 sportist.
“Bota sot”: Çka dallon në klubin Clermont Ferrand me punën që bëhet në krahasim me ish klubin tuaj Drita nga Gjilani?
Violant Sylejmani:
Në klubin Drita në Gjilan kushtet nuk janë të mira si në gjitha klubet tjera në Kosovë por me mungojnë shumë trajnerët e mi gjatë stërvitjeve dhe shokët që kam stërvit në at klub. Sa herë që futem në sall këtu në Francë me bien në mend shokët dhe trajnerët e mi dhe i falënderoj shumë sepse ata kanë qenë për mua dhe do të mbeten gjithmonë trajnerët më të mirë në botë me sjelljet e tyre dhe gjithçka.
“Bota sot”: Çfarë i duhet më shumë boksit në Kosovë?
Violant Sylejmani:
I duhet vetëm përkrahja e sportistëve që të arrijnë aty ku kanë qëllimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat