E puthi gazetaren në transmetim live, merret vendimi drastik për boksierin

Boksi

E puthi gazetaren në transmetim live, merret vendimi drastik për boksierin

Më: 15 maj 2019 Në ora: 12:24
Kubrat Pulev me gazetaren

Kubrat Pulev është ndëshkuar, suspenduar dhe është urdhëruar që të shkojë në klasa ku mësohet preventimi i ngacmimeve seksuale, pasi e puthi një reportere live.

Boskieri bullgar i peshave të rënda, puthi në buzë gazetaren Jennifer Ravalo pa marrë pëlqimin e saj kur ajo po e intervistonte pas fitores së tij në mars.

I gjithë incidenti kishte ndodhur pasi Pulev e kishte mposhtur boksierin rumun Bogdan Dinu, në Costa Mesa të Kalifornisë.

Komisioni i Atletikës i Shtetit të Kalifornisë raportohet se e ka urdhëruar Pulevin të paguajë ndëshkimin me shumë 1.935 funte dhe i është thënë që të dëgjojë ligjërime për preventimin e ngacmiemve seksuale.

Image

Pulev e kishte puthur gazetaren Ravalo gjatë intervistës

Vetëm në këtë mënyrë atij do t’i lejohet që ai të luftojë sërish në Amerikën Veriore.

Në rast se e kompleton këtë kurs dhe i plotëson kushtet e tjera deri më datë 22 korrik, atëherë Pulev, 38-vjeçar, do të mund të aplikojë që t’i kthehet licensa e boksit.

Pulev i kërkoi falje Ravalos, gjatë seancës me komisionin.

Në rast se do ta vazhdojë karrierën, Pulevi do të bëhet kundërshtar potencial i Anthony Joshuas e Tyson Furyt, pasi është lidhur me duele të mundshme me dy boksierët britanikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat