Wilder mbron titullin e WBC kundër Breazeale – Ja kur fillon meçi dhe ku mund ta shihni

Boksi

Wilder mbron titullin e WBC kundër Breazeale – Ja kur fillon meçi dhe ku mund ta shihni

Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:58
Wilder

Meçi i shumëpritur nga adhuruesit e boksit, Deontay Wilder – Dominic Breazeale, do të zhvillohet sot në mëngjes.

Amerikani, i cili mban titullin e kampionit të WBC, do të zbres në qytetin e New York, për ta mbrojtur rripin e tij, në përballjen me Breazeale.

‘Bomberi i bronztë’ i cili numëron 40 fitore, 0 humbje dhe 1 barazim, shihet si favoriti që të dal fitues edhe sonte.

Dueli mes dy gjigantëve pritet që të fillojë rreth orës 03:00 , sipas kohës sonë.

Kompanitë e basteve kanë vendosur si favorit Wilder, duke e kuotuar me 1/8, barazimin me 22/1 dhe Breazeale me 5/1.

Televizionet shqiptare nuk do ta shfaqin këtë duel, por ua përcjellim më poshtë një link në të cilin mund ta ndiqni duelin.

Për ta shikuar duelin, klikoni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat