Nesër në mëngjes zhvillohet meçi gjigant Wilder-Breazeale: Mësoni orën sipas kohës tonë lokale

Boksi

Nesër në mëngjes zhvillohet meçi gjigant Wilder-Breazeale: Mësoni orën sipas kohës tonë lokale

Më: 18 maj 2019 Në ora: 22:22
Deontay Wilder dhe Dominic Breazealen

Deontay Wilder do të mundohet ta mbrojë titullin e peshave të rënda në WBO për herë të nëntë, nesër në mëngjes, kur të ndeshet me Dominic Breazealen në “Barclays Center” të Nju Jorkut.

Wilder ka qenë një prej boksierëve më të mirë në vitet e fundit, dhe ka një bilanc prej 40 fitoreve nga 41 meçe, 39 prej të cilave i ka përfunduar me KO.

Breazeale, në anën tjetër, ka 20 fitore nga 21 meçe, 18 prej të cilave i ka përfunduar me KO.

Edhe pse Wilder po favorizohet nga të gjithë kundër Breazeales, duhet pranuar se ky i fundit është më shumë se i aftë të shkaktojë befasi.

Dueli i tyre pritet të fillojë rreth orës 3:00 pas mesnate, sipas kohës sonë lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat