Seferi dhe Gjergjaj premtojnë spektakël!

Boksi

Seferi dhe Gjergjaj premtojnë spektakël!

Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:59
Seferi dhe Gjergjaj premtojnë spektakël!

Data 25 maj premton spektakël të vërtetë sa i përket arenës së boksit për shqiptarët. Nuri Seferi do të rikthehet në ring, pasi do të ndeshet me gjermanin e famshëm Kai Kurzawa. Një kundërshtar i një kalibri shumë të lartë në boksin profesionist, por me mbështetjen e tifozëve shqiptarë në “Sport Halle Grossmatt Kirchberg”, Seferi do të ketë një armë më shumë force se rivali i tij.

Për më tepër që spektakli do të vijojë edhe më tutje, pasi “N.S Boxpromotion” sjell edhe emra të tjerë boksierësh të njohur për shqiptarët. Bëhet fjalë për Arnold Gjergjajn nga Gjakova, që do të jetë kundër boksierit Elvis Moyos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat