Rikthehet Nuri Seferi, të shtunën ngjitet në ring

Boksi

Rikthehet Nuri Seferi, të shtunën ngjitet në ring

Më: 21 maj 2019 Në ora: 18:34
Nuri Seferi

Data 25 maj premton spektakël të vërtetë sa i përket arenës së boksit për shqiptarët.

Nuri Seferi do të rikthehet në ring. Ai do të ndeshet me boksierin me nënshtetësi gjermane Rad Rashid.

Një kundërshtar i një kalibri shumë të lartë në boksin profesionist, por me mbështetjen e tifozëve shqiptarë në “Sport Halle Grossmatt Kirchberg”, Seferi do të ketë një armë më shumë force se rivali i tij.

Seferi është përgatitur shumë për këtë ndeshje, derisa shprehet shumë i motivuar, dhe beson se do t’i bëj krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Nuri Seferi është një nga boksierët më të mirë shqiptarë dhe gjithmonë ngjitet në ring me ngjyrat kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat