Joshua shpjegon se si do të triumfonte ndaj Whyte, në një duel potencial

Boksi

Joshua shpjegon se si do të triumfonte ndaj Whyte, në një duel potencial

Më: 24 maj 2019 Në ora: 00:51
Anthony Joshua

Kampioni i WBO, IBF, IBO dhe WBA, Anthony Joshua, ka shpjeguar se si do ta fitonte një revansh të mundshëm me Whyte.

Joshua ka insistuar se ai do të fitonte një revansh me Dillian Whyte në mënyrën e njëjtë sikur në përballjen e parë në vitin 2015.

Ai ka shprehur besimin se njeriu me zemrën më të madhe triumfon gjithmonë në duele të tilla.

Joshua e kishte mposhtur Whyte me një nokaut spektakolar, pas vetëm shtatë raundeve.

Pas dështimit të Jarrell Miller për duelin e 1 qershorit, zëra të shumtë mendonin se Whyte duhej ta zëvendësonte, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Gjithsesi, AJ ka bërë të ditur se si do ta mposhte ai britanikun në një duel të mundshëm.

“Në mënyrën e njëjtë. Ka të bëjë me atë se kush ka zemër më të madhe” ka thënë Joshua për ‘The Metro’.

“Dueli i parë ishte i vështirë, ishte duel emocional. Nuk kishte të bënte me boksin. Ishte duel për Londrën” ka thënë tutje kampioni.

“Kundër Dillian mund të më keni parë duke folur: ‘Të luftojmë’. Nuk e kuptoja se po humbja energji” ka shtuar ai.

“Duhet ta respektojmë atë. Ai është konsistent. Gjëja që më pëlqen tek ai është që nuk e shoh në festa” ka thënë ndër të tjerash Joshua.

Joshua duelin e radhës do ta ketë kundër Andy Ruiz JR, më 1 qershor, në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jorkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat