Pamjet e fundit tregojnë një moment interesant mes Joshuas dhe Wilderit pas meçit kundër Klitschkos

Boksi

Pamjet e fundit tregojnë një moment interesant mes Joshuas dhe Wilderit pas meçit kundër Klitschkos

Më: 24 maj 2019 Në ora: 20:33
Anthony Joshua dhe Deontay Wilder

Kampionët e peshave të rënda nuk mund të vijnë në formë më brilante se Anthony Joshua dhe Deontay Wilder.

Të dy boksierët aktualisht mbajnë titujt në divisionin e peshave të rënda – Joshua posedon katër, derisa Wilder mban tjetrin.

Dyshja nuk është parë së bashku asnjëherë në vitet e fundit, derisa vazhdimisht kanë shkëmbyer komente sulmuese ndaj njëri-tjetrit në deklarata e prononcime.

Dëshmia se nëse ata do të ishin në të njejtën dhomë, ndoshta mund të tregojnë respekt për njëri-tjetrin, është publikuar tani.

Wilder ishte në tribuna në natën kur Joshua mposhti Wladimir Klitschkon, në vitin 2017.

Pamjet e sapo publikuara tregojnë se, pas meçit, Joshua dhe Wilder shkëmbyen përshëndetje miqësore.

Jo shumë e vërejtën këtë, por kampioni i peshave të rënda nga Britania u duk se iu afrua amerikanit për të shkëmbyer fjalë, po ai u përkul afër ringut dhe e përshëndeti rivalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat