(E plotësuar) - Para pak çastesh ka përfunduar meçi i zjarrtë ndërmjet Nuri Seferit dhe boksierit me nënshtetësi gjermane Rashidit.
Seferi gjatë gjithë kohës e dominoi ndeshje duke u tregua mjaft luftëtar ndaj gjermanit.
Pas numërimit të goditjeve nga juria prezent, Nuri arriti ta mposht Rashidin.
Këtu mund ta shikoni drejtpërdrejtë meçin e Nuri Seferit me Rashid
Nuri Seferi do të rikthehet në ring. Ai do të ndeshet me boksierin me nënshtetësi gjermane Rad Rashid.
Nuri Seferi i cili peshon 90 kilogram do të ketë përball ‘bishën’ 91 kilogramshin, Rad Rashid.
Ndërkaq këtë meç të madh që fillon nga ora 22:30 mund ta shikoni ekskluzivisht në faqen zyrtare të Nuri Seferit në “Facebook”.
Kujtojmë se Seferi po tregon cilësi të larta në boksin profesionist – por sonte duhet të ketë kujdes të shtuar pasi para vetit ka një boksier mjaft taktik.