Ruiz Jr ‘frikëson’ Joshuan: Do ta nokautoj

Boksi

Ruiz Jr ‘frikëson’ Joshuan: Do ta nokautoj

Më: 27 maj 2019 Në ora: 10:43
Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr

Andy Ruiz Jr ka besim se ai i ka mësuar dobësitë e Anthony Joshuas dhe se nuk do të tregojë aspak mëshirë për britanikun në meçin e tyre për titull të kampionit të botës në kategorinë e rëndë.

Joshua do t’i mbrojë brezat IBF, WBA dhe WBO në debutimin e tij në SHBA më 1 qershor.

Ruiz Jr beson shumë se ai ka përparësi në raste të caktuara ndaj kundërshtarit të tij dhe premton se do shkaktojë tronditje në botën e boksit.

“Ai ka dobësi”, tha Ruiz Jr për Sky Sports. “Anthony është më i miri për momentin sepse ai i mban tre brezat. Por më cilët boksierë ka luftuar ai? Unë kam ushtruar me ta dhe e di se ata nuk do të guxonin të boksonin kundër meje”.

“Joshua ka stil i cili do të më bëjë mua të dukem mbresëlënës. Ai është i fortë dhe i madh, e di, ama stili im do ta lërë atë pa asnjë përparësi”.

“Ky është biznes. Nuk mund të them asgjë të keqe për AJ. Unë jam sfiduesi, ai është kampioni. Ka respekt mes meje dhe tij, por brenda ringut nuk do të ketë respekt dhe unë do të përpiqem të fitoj dhe ta nokautoj”, deklaroi Ruiz Jr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat