Andy Ruiz ‘tmerron’ fansat e Joshuas me këtë video

Boksi

Andy Ruiz ‘tmerron’ fansat e Joshuas me këtë video

Më: 27 maj 2019 Në ora: 14:21
Andy Ruiz

Andy Ruiz Jr ka treguar se ai po punon fortë për duelin e fundjavës ndaj Anthony Joshua, e vlefshme për kampionin e kategorisë së rëndë.

Bokseri meksikan po përgatitet të shkruajë historinë të shtunën mbrëma në ‘Madison Square Garden’, por ai është kritikuar për fizikun e tij.

Ruiz Jr, rekordi i të cilit është 32 fitore dhe vetëm një humbje, u njoftua shumë vonë si kundërshtari i Joshuas pas Jarrell Miller dështoi në testet e drogës në muajin prill.

Dyshja do të ndeshet për titujt IBF, WBO dhe WBA, të cilat aktualisht mbahen nga boksieri britanik.

Megjithatë, një video e postuar në Youtube tregon lëvizjet e shpejta që ka Ruiz Jr, pavarësisht fizikut jo të mirë.

Më poshtë mund të njiheni më mirë me kundërshtarin e Anthony Joshuas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat