Joshua: Është koha që të shkëlqej

Boksi

Joshua: Është koha që të shkëlqej

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:52
Anthony Joshua

Kampioni i IBF, IBO, WBA dhe WBO, Anthony Joshua, duket plotësisht i gatshëm për duelin e 1 qershorit.

AJ planifikohej që të përballej me Jarrell Miller, por ky i fundit dështoi në testet anti – drogë, për t’i dhënë mundësinë Andy Ruiz JR që të jetë kontestuesi i titujve.

Para duelit me Ruiz, Joshua po ndihet në formë, dhe beson se tani është koha e tij që të shkëlqejë.

“Është koha ime që të shkëlqej. Është shumë, shumë mirë” ka thënë fillimisht Joshua.

“Nëse Ruiz dëshiron të vazhdojë rrugën e atyre që flasin broçkulla, atëherë unë do të dua t’ia thyej nofullën dhe ta lëndoj atë keq” ka shtuar britaniku kampion.

“Por, nëse ai dëshiron një duel të mirë boksi, dhe ne shkundim duart në fund, atëherë është më mirë të mos thuhet asgjë” ka thënë ndër të tjerash Joshua.

Për AJ, ky do të jetë dueli i parë në një ring amerikan. Më 1 qershor, britaniku zbret në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jorkut, për të mbrojtur titujt e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat