Wilder s’i përfill Joshuan dhe Furyn, e zbulon kundërshtarin e radhës

Boksi

Wilder s’i përfill Joshuan dhe Furyn, e zbulon kundërshtarin e radhës

Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:59
Deontay Wilder

Deontay Wilder e ka shmangur meçin unifikues me Anthony Joshuan dhe rimeçin me Tyson Furyn – të paktën për momentin – pasi e ka zbuluar kundërshtarin e tij të radhës.

Këtë muaj, boksieri 33-vjeçar e mposhti me një nokaut të mrekullueshëm qysh në rundin e parë Dominic Breazeale në Barclays Center në Nju Jork, duke e mbrojtur kështu titullin e WBC-së në kategorinë e peshave të rënda.

Përderisa kishte pasur spekulime se meçi unifikues me Joshuan mund të zhvillohet para fundit të vitit 2019, “The Bronze Bomber” ka konfirmuar se meçi i tij i radhës do të jetë kundër Luis Ortizit, me të cilin ishte përballur edhe më parë.

“Për të gjithë tifozët e mi, unë dua ta bëj të ditur se Luis Ortiz dhe unë kemi nënshkruar marrëveshje për një rimeç. Data dhe vendi ku do të zhvillohet ky meç do të zbulohet së shpejti”, ka shkruar Wilder në Twitter.

“Duhet të përballem sa më shpejt që të jetë e mundur me të gjitha meçet e mia kontroversë”.

Wilderi ishte ndeshur me Ortizin në vitin 2018. Përkundër që në fund meçin e kishte fituar me nokaut teknik në rundin e dhjetë, ai ishte tronditur nga një goditje e rëndë e Ortizit në rundin e shtatë.

Fury, i cili do të ndeshet me gjermanin Tom Schwarz në qershor, e ka shprehur dëshirën e tij për ta zhvilluar një rimeç me Wilderin, pas barazimit të tyre kontrovers vitin e kaluar. Por, ai do të duhet ta mposhtë fillimisht Dillian Whyte.

Ndërsa, Joshua, i cili do të ndeshet me Andy Ruiz Jr më 1 qershor, e ka pranuar se dëshiron të ndeshte edhe me Wilderin, për t’u bërë kampion i unifikuar i boksit në botë, në kategorinë e peshave të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat