Wilder e konfirmon kundërshtarin e radhës, shpërfill Joshuan e Furyn - Bota Sot
Wilder e konfirmon kundërshtarin e radhës, shpërfill Joshuan e Furyn

Boksi

Wilder e konfirmon kundërshtarin e radhës, shpërfill Joshuan e Furyn

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:01
Wilder shpërfill Joshuan e Furyn

Deontay Wilder ka zbuluar emrin e kundërshtarit të radhës, duke shmangut luftën unike me Anthony Joshuan apo rimeçin me Tyson Fury.

Ani pse spekulohej se boksieri amerikan do të ndeshej me Joshuan në fund të këtij viti, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Kjo pasi 33-vjeçari ka konfirmuar se meçi i radhës do të jetë ndaj Luis Ortiz, me të cilin është përballur dhe njëherë tjetër.

“Për të gjithë tifozët e mi, unë dua ta bëj të ditur se Luis Ortiz dhe unë kemi nënshkruar marrëveshje për një rimeç. Data dhe vendi ku do të zhvillohet ky meç do të zbulohet së shpejti”, ka shkruar Wilder në Twitter.

“Duhet të përballem sa më shpejt që të jetë e mundur me të gjitha meçet e mia kontroversë”.

‘The Bronze Bomber’ ka premtuar se do jetë më aktiv në ringun e boksit, pasi këtë muaj e mposhti me një nokaut të mrekullueshëm qysh në raundin e parë Dominic Breazeale në Barclays Center në Nju Jork, duke e mbrojtur kështu titullin e WBC-së në kategorinë e peshave të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...