Herkulesi i Kosovës del nga kontrolli, i shkruan djalit të Arkanit!

Boksi

Herkulesi i Kosovës del nga kontrolli, i shkruan djalit të Arkanit!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:42
Bujar Muli

Për një moment gati sa luajti mendsh i njohur si Herkulesi apo i forti i Kosovës, Bujar Muli. Ai kur lexojë lajmin në ditën e djeshme se në fund të muajit gusht pritet të përballen në ring boksieri nga Kosova, Petrit Mazrekaj dhe Velko Razhnjatoviq, djali i kriminelit Arkan (Zhelkos), u bë shumë nervoz, sepse Muli që merret me sporte ekstreme, do që vet të luftojë në ring me të, edhe pse ky nuk e ka profesion boksin por konsideron se ka fuqi që ta mposhtë Velkon.

Ai tregon se i ka shkruar Velkos në profilin zyrtar të FB-së, por ende nuk i ka kthyer asnjë informatë! Por, e pranon se e ka qit prej kontrollit.

 “Tani sapo e mora vesh qe qeni i biri qenit (djali i Arkanit) kish lyp meç me u rreh. Unë direkt i dërgova ftesë, pres ta pranoj ftesën time, të bën meç me mua! Ku do jetë kënaqësi e imja me mbyt tu e rreh një bir të kriminelit. Lutem që të pranojë ai”, shkruan mes të tjera Muli. Dje, Petrit Mazrekaj e konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se Velko ka kërkuar që të boksojë me të në kategorinë super të mesme në WBC dhe sipas tij, kjo do të realizohet në fund të muajit gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat