Joshua: Wilder nuk mund të vazhdojë të shmanget - Bota Sot
Joshua: Wilder nuk mund të vazhdojë të shmanget

Boksi

Joshua: Wilder nuk mund të vazhdojë të shmanget

Më: 31 maj 2019 Në ora: 12:16
Anthony Joshua

Kampioni i WBO,IBF, IBO dhe WBA, Anthony Joshua, nuk e ka ndërmend të heq në synimin e tij për një duel me Deontay Wilder.

Britaniku është i vendosur që të unifikojë të gjithë titujt e kampionit, pasi është vetëm ai i WBC që po i mungon, i cili mbahet nga amerikani.

Joshua ka thënë se tash e ca kohë Wilder po i shmanget një dueli me të, por ai ka insistuar se amerikani nuk mund ta bëjë këtë për shumë gjatë.

“Nuk ka të bëjë më me Joshua dhe Wilder. Ka të bëjë me mua dhe titujt” ka thënë britaniku.

“Wilder mund të mos jetë kampion edhe për shumë gjatë. Ai nuk mund  të vazhdoj të ikën përgjithmonë dhe ta ruaj titullin” ka thënë tutje AJ.

Joshua do të përballet me Andy Ruiz më 1 qershor, në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jork, ku synon ta vazhdojë rekordin pa humbje dhe pa barazim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...