Lajm i keq për Ilir Latifin - Bota Sot
Lajm i keq për Ilir Latifin

Boksi

Lajm i keq për Ilir Latifin

Më: 31 maj 2019 Në ora: 17:12
Lajm i keq për Ilir Latifin

Nis me probleme eventi UFC Night Fight që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje (1 qershor) në Stokholm të Suedisë. Një nga idhujt vendës, Ilir Latifi (shqiptar, por me pasaportë suedeze) është dëmtuar në shpinë para duelit, duke u detyruar të tërhiqet.
Në këtë event, ai duhej të duelonte ndaj Volkan Oezdemir, por kjo sfidë tashmë është anuluar. Sfida kryesore e këtij eventi do të jetë ajo mes Alexander Gustaffson dhe Anthony Smith, shkruan telesport. “Për shkak të një dëmtimi në shpinë, Ilir Latifi është detyruar të tërhiqet nga eventi i së shtunës. Kjo përballje nuk do të zëvendësohet nga një tjetër dhe eventi i UFC Stokholm do të vijojë me 12 sfida”, thuhet në deklaratën e bërë publike sot nga UFC-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...