“Amani t’koft mos fol para meçit” – Mazrekaj kritikohet rëndë para ndeshjes me birin e Arkanit

Boksi

“Amani t’koft mos fol para meçit” – Mazrekaj kritikohet rëndë para ndeshjes me birin e Arkanit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 22:40
Boksieri Mazrekaj

Boksieri e ka konfirmuar se do të zhvillojë meç boksi me birin e kriminelit të luftës, Arkan, Zheljko Razhnatoviq.

Para ndeshjes me serbin, ai nuk ka hezituar të jap deklarata të guximshme duke thënë se “nuk do të na korit” dhe se do të fitojë.

“Kismet prej zotit s’ko me korit as vendin tim as Kosovën, as njerëzit e mi,” tha ai.

“Kom boksu dy herë në Beograd, dy herë i kom nokautu në të parin e të dytin rund.

“Ka pasur edhe pak provokime nga ana ime, që të ndeshem me të.”

E këto komente nuk i kanë pritur shumë mirë disa fansa në rrjetet sociale, derisa njëri shkroi:

“Veç mos fol para meçit amani t’koftë mas meçit fol qka dush.”

Një tjetër shtoi: “Mos fol para meçit. Kur te kryhet atëherë fol ça të dush e sa te dush. Se edhe Luani kështu foli. Po ishalla Zoti eshte me ty e fiton nderon veten në radhë të parë pastaj kombin. Nese do dalësh ne ring me urrejtje e pëson nëse del si sportist e fiton.”

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat