Paralajmërim i frikshëm i Joshuas për rivalin - Bota Sot
Paralajmërim i frikshëm i Joshuas për rivalin

Boksi

Paralajmërim i frikshëm i Joshuas për rivalin

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:10
Paralajmërim i frikshëm i Joshuas për rivalin

Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Anthony Joshua, do të mbrojë titullin kampion të dielën në mëngjes (03.00 sipas kohës evropiane) ndaj Andy Ruiz Jr, duel që do të zhvillohet në Nju Jork. Kjo është përballja e parë e Joshua në Amerikë, ku synon të ketë po kaq sukses dhe famë si dhe në vendlindjen e tij.

“Jam stërvitur seriozisht përgjatë gjithë këtyre dy muajve dhe jam gati. Ka qenë një trajnim i vështirë, pasi u përgatita për tjetër boksier (Jarrell Miller doli pozitiv me doping) dhe do të përballem me një rival tjetër. Gjithsesi, për mua të gjithë rivalët janë njëlloj, unë përgatitem gjithnjë për luftë kur ngjitem në ring”, u shpreh Joshua, 22 fitore e asnjë humbje në karrierë.

“Më vjen keq për Andy, por ai do të vuajë edhe për Miller dhe Wilder. I pari për tërheqjen për shkak të dopingut dhe i dyti që nuk pranon të duelojë me mua, pasi ka frikë. Titujt janë të mirë dhe do të mbeten tek unë edhe pas këtij dueli”, u shpreh Anthony Joshua. Kampioni i botës pritet të ketë mbështetjen e 8 mijë fansave britanikë që do të ndjekin “live” këtë përballje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...