E papritur! Nokaut për Anthony Joshuan, Andy Ruiz Jr. kampioni më i ri në botë - Bota Sot
E papritur! Nokaut për Anthony Joshuan, Andy Ruiz Jr. kampioni më i ri në botë

Boksi

E papritur! Nokaut për Anthony Joshuan, Andy Ruiz Jr. kampioni më i ri në botë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 06:57
Anthony Joshuan, Andy Ruiz Jr.

(E plotësuar) - Tashmë kemi kampionin e ri të boksit në kategorinë e rëndë.

Meksikani Andy Ruiz ka fituar trofeun e më të mirit në tri kategori, WBO, IBF dhe WBO.

Ruiz befasoi botën e boksit mbrëmë në arenën “Madison Square Garden” të New Yorkut, për ta nokautuar kampionin e deritanishëm, Anthony Joshua.

Britanezi është njoftuar me humbjen e parë në karrierë, derisa kundërshtari i tij ka hyrë në histori, pasi bëhet meksikani i parë që bëhet kampion në kategorinë e rëndë.

Më poshtë mund t’i ndiqni pamjet nga meçi, aty ku shihet sesi Joshua provon të këndellet pas goditjeve të pranuara, por gjyqtari vendos ta ndërprejë meçin, duke parë se bokseri nuk po arrinte kurrsesi që të këndellej.

Nokaut për Anthony Joshuan,  Andy Ruiz Jr. kampioni më i ri në botë

Boksieri britanik Anthony Joshua, nuk arriti ta mbrojë titullin kampion të dielën në mëngjes (03.00 sipas kohës evropiane) ndaj Andy Ruiz Jr,  në duelin e zhvilluar në Nju Jork.

Andy Ruiz Jr. e ka nokautuar Anthony Joshuan në raundin e shtatë për t'u bërë kampion në kategorinë e peshave të rënda.

Këto ishin deklaratat të cilat i bëri tashmë ish kambioni Joshua para duelit me Andy Ruiz Jr.

“Jam stërvitur seriozisht përgjatë gjithë këtyre dy muajve dhe jam gati. Ka qenë një trajnim i vështirë, pasi u përgatita për tjetër boksier (Jarrell Miller doli pozitiv me doping) dhe do të përballem me një rival tjetër. Gjithsesi, për mua të gjithë rivalët janë njëlloj, unë përgatitem gjithnjë për luftë kur ngjitem në ring”, u shpreh Joshua, 22 fitore e asnjë humbje në karrierë.

“Më vjen keq për Andy, por ai do të vuajë edhe për Miller dhe Wilder. I pari për tërheqjen për shkak të dopingut dhe i dyti që nuk pranon të duelojë me mua, pasi ka frikë. Titujt janë të mirë dhe do të mbeten tek unë edhe pas këtij dueli”, u shpreh Anthony Joshua. Kampioni i botës pritet të ketë mbështetjen e 8 mijë fansave britanikë që do të ndjekin “live” këtë përballje.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...