Joshua-Ruiz Jr historia vazhdon, revanshi në shtëpinë e britanikut - Bota Sot
Joshua-Ruiz Jr historia vazhdon, revanshi në shtëpinë e britanikut

Boksi

Joshua-Ruiz Jr historia vazhdon, revanshi në shtëpinë e britanikut

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 09:49
Anthony Joshua

“Kjo ishte dita e Andy, urime kampion”, ka qenë deklarata e Anthony Joshua në rrjetet sociale. Britaniku përshëndet kështu kampionin e ri të botës në peshën e rëndë, duke konfirmuar se ata të dy do të përballen sërish së shpejti.

Joshua ka deklaruar se revanshi mes dy boksierëve do të zhvillohet në gjysmën e dytë të këtij viti në Britaninë e Madhe, në shtëpinë e tij. “U përpoqa shumë, dhashë maksimumin, por u munda nga një boksier që luftoi shumë në këtë sfidë. Por do të kem një shans tjetër, në Britani”, tha Joshua.

“Tani do të shoh se sa larg do të ecë ai boksier me titujt kampionë bote. Unë i uroj suksese, por e kujtoj që ai ka një revansh për të bërë me mua. Kjo është pjesë e kontratës dhe historja do të vazhdojë”, u shpreh Joshua, që në këtë duel vetëm për një moment pati dominimin e ringut, kur hodhi Andy Ruiz Jr në raundin e tretë në tapet. Gjithsesi, kjo ishte shumë pak.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...