Mallkimi i Drake vazhdon, Joshua ishte viktima e radhës

Boksi

Mallkimi i Drake vazhdon, Joshua ishte viktima e radhës

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 10:18
Drake , Anthony Joshua, Andy Ruiz Jr

Më 21 mars të këtij viti, boksieri britanik Anthony Joshua postonte një foto në faqen e tij zyrtare “Instagram”, në krah të këngëtarit Drake. Një këngëtar që është konsideruar si një “mallkim” për këtë që del foto me të, pasi humbet.

Kur postoi atë foto, Joshua shkruante: “Për të thyer tersin”, referuar faktit se do ta thyente tersin dhe do të fitonte në duelin e radhës. Por gaboi.

Duket se edhe vetë boksieri britanik ra viktimë e këtij mallkimi, pasi fotoja me Drake i solli humbjen e parë në karrierë (u mund nga Andy Ruiz Jr dhe humbi titujt kampionë bote në peshën e rëndë).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat