Ruiz ia jep edhe një nokaut tjetër Joshuas, jo në ring...

Boksi

Ruiz ia jep edhe një nokaut tjetër Joshuas, jo në ring...

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:27
Ruiz

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr është “mbreti” i ri ri i boksit në peshën e rëndë, duke bërë atë që asnjë bashkëkombës i tij nuk e kishte realizuar më parë. Ai hodhi 4 herë në dysheme gjatë meçit të zhvilluar në New York britanikun Anthony Joshua dhe i rrëmbeu titujt kampionë bote, duke tronditur botën e sportit me këtë rezultat.

“Ndihem shkëlqyeshëm. Kjo ishte një fitore që e kasha ëndërruar gjithë jetën time. Kisha punuar shumë për këtë sfidë dhe ia dola mbanë. Nuk më besohet që ëndrra ime tani është realizuar. Unë nuk njoh limite, sipër meje është vetëm qielli”, u shpreh Andy Ruiz Jr pas fitimit të titullit kampion.

“Unë jam një luftëtar meksikan, kam gjakun meksikan në trupin tim. Ky ishte dyluftimi meksikan dhe unë ua vërtetova këtë gjë në ring”, u shpreh Ruiz Jr, 33 fitore e 1 humbje në karrierën e tij.

Kontrata e dy boksierëve parashikon revanshin, çka u përmend nga Joshua dhe menaxheri i tij Eddie Hearn në fund të duelit. Gjithsesi, duket se meksikani ka të tjera plane për të ardhmen. Ruiz ia jep edhe një nokaut tjetër Joshoas, jo në ring, duket se nuk e ka ndërmend t'i jap rast për revansh. “Tani jam unë kampion bote dhe do të shoh edhe të tjera mundësi. Nuk e di nëse do ta zhvillojmë menjëherë revanzhin”, tha Ruiz Jr në konferencën për shtyp pas duelit, duke refuzuar një revansh të menjëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat