Luan Krasniqi i befasuar nga humbja e Joshuas - Bota Sot
Luan Krasniqi i befasuar nga humbja e Joshuas

Boksi

Luan Krasniqi i befasuar nga humbja e Joshuas

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:14
Luan Krasniqi i befasuar nga humbja e Joshuas

Edhe ish-boksieri shqiptar Luan Krasniqi ka reaguar pas humbjes befasuese të Anthony Joshua, duke lavdëruar shpirtin luftarak të Andy Ruiz JR.

Ruiz bëri historinë në ‘Madison Square Garden’ duke u bërë meksikani i parë që bëhet kampion në peshat e rënda.

Meksikani i dha fund rekordit perfekt të AJ, i cili në këtë duel futej pa asnjë humbje dhe asnjë barazim.

“Çfarë befasie”, shkroi Krasniqi në faqen e vet zyrtare në rrjetin social Facebook.

“Për mua, disfata e Anthony Joshuas është ndër tronditjet më të mëdha në kategorinë e rëndë”.

Ai e uroi Ruizin për triumfin: “Komplimente dhe urime Andy Ruizit”.

“Jam kureshtar të shoh se si Joshua do ta marrë këtë”, theksoi ai.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...