Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë në boks, ka përdorur rrjetet sociale për të komentuar këtë humbje të Joshuas.
“Ky është boksi në peshat e rënda, këto gjëra ndodhin. Shplodhu, rikupero, mblidh veten dhe rikthehu sërish”, shkruan Fury, që gjithashtu ka befasuar botën 4 vite më parë, kur mundi legjendën Wladimir Klitschko dhe u shpall kampion bote.
Andy Ruiz Jr ka tronditur botën e sportit, duke mundur kampionin e botës të peshës së rëndë Anthony Joshua. Në fakt, gjithçka përfundoi në rundin e shtatë kur gjyqtari ndërpreu meçin.