Shihni momentin kur goditja e fuqishme e Ruizit “ia ndalë dritat” Joshuas - Bota Sot
Shihni momentin kur goditja e fuqishme e Ruizit “ia ndalë dritat” Joshuas

Boksi

Shihni momentin kur goditja e fuqishme e Ruizit “ia ndalë dritat” Joshuas

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 23:09
Pamje nga ndeshja

Andy Ruiz i ka shkaktuar mbrëmë shumë probleme Anthony Joshuas që të qëndrojë në këmbë, pas nokautit që i bëri në raundin e shtatë.

Boksieri amerikano-meksikan i dha fillimisht një goditje të fuqishme me të djathtën britanikut, për ta lënë të tronditur dhe të hutuar për pjesën tjetër të meçit.

Ruiz ishte rrëzuar nga Joshua në raundin e tretë, por ai u rikthye po në këtë raund për ta rrëzuar edhe atë në dysheme – edhe atë dy herë duke bërë që të shpëtohej nga gongu.

Kur u mendua se boksieri britanik po këndellej nga ai rrëzim, meksikano-amerikani e rrëzoi edhe dy herë të tjera në raundin e shtatë duke e fituar meçin me nokaut teknik dhe ia rrëmbeu titujt e kampionit të botës, IBF, WBA, IBO dhe WBO.

Joshua ishte dëgjuar pas raundit të pestë duke e pyetur trajnerin e tij, Rob McCracken, se përse ndihem çuditshëm dhe se sa raunde kishin mbetur.

Britaniku duket se ishte trullosur nga goditja e parë e Ruizit, që ishte një e djathtë e fuqishme, ndërsa promoteri i tij, Eddie Hearn, ka deklaruar se ai mund të mos rikthehet në formën e njëjtë.

Joshua pësoi humbjen e parë në deri më tani në karrierën e tij si profesionist, ka humbur katër titujt e botës, ndërsa tani në statistikat e tij shkruan se ka 21 fitore me nokaut, një me pikë dhe një humbje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...