Flet eksperti Davies: Joshua ishte nokautuar e rrahur keq edhe pak para meçit - Bota Sot
Flet eksperti Davies: Joshua ishte nokautuar e rrahur keq edhe pak para meçit

Boksi

Flet eksperti Davies: Joshua ishte nokautuar e rrahur keq edhe pak para meçit

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 17:27
Anthony Joshua

Britaniku Anthony Joshua i humbi tre titujt e kampionit të botës në peshat e rënda pas humbjes së parë në karrierë nga boksieri meksikano-amerikan, Andy Ruiz Junior.

Së fundi dolën thashetheme bizare që Joshua ishte nokautuar edhe në sparring para se të rrëzohej katër herë nga Andy Ruizi të shtunën mbrëma.

Shumë kritikë kanë thënë se Joshua nuk dukej në formën e tij më të mirë, madje edhe para se të goditej fuqishëm në raundin e tretë, që më pas rezultoi në humbjen e drejtpeshimit dhe në trullosjen e tij.

Eksperti i njohur i boksit, Gareth A. Davies, i përforcoi këto pretendime duke thënë se Joshua ishte lënduar edhe në sparring para se të boksonte me Ruizin.

“Ai e kishte një problem në sy para se t’ia niste ndeshja, kishte vraga në hundë, e kishte edhe një të çarë në hundë, ënjtje në njërën pjesë të fytyrës gjithashtu. Dhe ka disa thashetheme për momentin, se ai mund të jetë nokautuar para se t’ia fillonte ndeshja.”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...